Sara ka dhënë komentet e saj për prishjen e shoqërisë me Gresën teksa në shtëpi u shfaq klipi me përplasjet mes të dy banoreve.
Sara u shpreh se problemi kryesor në krisjen e miqësisë është xhelozia e Gresës teksa nga e njëjta u largua pasi sic thotë ‘mbeta duke justifikuar veprimet e saj tek banorët’, transmeton Klankosova.tv.
“Problemi nuk është nga ana ime po nga xhelozia e Gresës që Vullneti ka ndryshuar krevatin dhe ka ardhur aty dhe së dyti thikë pas shpine hiqe se ne kemi pasur shumë probleme sepse marrëdhënia jonë nuk ka funksionuar sepse unë kam mbetur duke justifikuar aktet e tua që ke bërë gjatë gjithë kohës” u shpreh Sara.
“Unë kam justifikuar gjatë gjithë kohës veprimet e Gresës dhe unë asnjëherë nuk e kam hedhur poshtë. U shkëputa se ngela duke të të justifikuar”, u shpreh Sara.
Edhe Gresa në anën tjetër u shpreh se gjithmonë ka mbrojtur Sarën për çka u shpreh se është akuzuar edhe nga banorët e tjerë.
“Edhe unë të kam mbrojtë në secilën situatë”, u shpreh Gresa.
Për të parë më shumë detaje nga përplasja e tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.