Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes thotë se janë të lumtur që po përfundon administrata e udhëhequr nga Donald Trump në SHBA.
“Unë jam i lumtur që një periudhë e quajtur ‘trumpizëm’ po përfundon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe që forcat demokratike atje po ngadhënjejnë”, tha Sveçla.
“Ne ishim viktimë e një qasje të tillë ku ata edhe na emëruan si një vend në Lindje të Mesme i cili përqafohej me armiq me të cilët u vranë për 400 vite. Asnjëra nga këto nuk ishte e vërtetë”, shtoi ai.
Ishte i pari i VV’së, Albin Kurti ai i cili para zgjedhjeve në SHBA u bëri thirrje shqiptarëve atje që të votonin për demokratin Joe Biden.
Biden mori 270 votat e nevojshme elektorale për t’i shënuar disfatë Trumpit.