Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla po iu shkruan mesazhe private qytetarëve ku po ua kërkon votën.
Një lexues i lajmi.net ka dërguar një fotografi ku shihet se Sveçla i VV-së i ka kërkuar të dalë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe të votojë për VV-në e po ashtu edhe për të, shkruan lajmi.net.
“Nesër heshtje zgjedhore. Të dielën zgjedhjet vendimtare për Kosovën. Mos e lini pa votuar! Votoni 127 LVV, nëse dëshironi nr im 22 Xhelal Sveçla”, thuhet në këtë mesazh.