Me 69 vota për, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur sot Glauk Konjufcën, Kryetar të Kuvendit, raporton Front Online.
Konjufca për t’u bërë Kryeparlamentar mori edhe një votë nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Arsyen se pse e bërë këtë veprim e dha për Front Online.
Ai tregoi se pse votoi ndryshe nga partia e tij.
Haliti tha se është në vullnetin e deputetëve se si duan të votojnë dhe se sipas Kushtetueses, Lëvizjes Vetëvendosje i takon kjo pozitë.
“Është në vullnetin e secilit deputet me votu si të do. Glauku për Kryetar të Kuvendit i ka fituar votat tjetra është politike, kjo është Kushtetuese që Vetëvendosjes i takon Kryetari i Parlamentit pse mos me votu, ata e kanë votuar anëtarin e kryesisë nga PDK dhe LDK, për mua është krejt normale votimi i tij për Kryeparlamentar”, tha shkurt Haliti për Front Online.