×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti thotë se Presidenti nuk duhet të jetë i VV’së

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Nënkryetari i PDK’së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidenti i ri i Kosovës duhet të jetë konsensual.

    Ai në emisionin dPT te Fidani në T7 ka thënë se roli i presidentit është i ngjashëm me atë të noterit, por ai thotë se për shkak që një parti nuk duhet t’i ketë tri pozitat kryesore shtetërore.

    “Po flas nga këndvështrimi im. Mendoj se ky pushtet i cili ka vota shumë dhe ka fituar shumë. Synimi është që t’i ketë tri pushtete kryesore, presidentin, parlamentin po dihet që i ka dhe qeverinë. Për një demokraci cfarë është në Kosovë, akoma jemi në hapat e parë të shtetndërtimit. Për mua paraqet një rrezik jo ku me dit se cfarë po papajtueshmëri. President duhet të jetë dikush që nuk është në VV. Dikush që nuk ka bërë luftë politike të madhe, pasi që të gjithë janë me ndonjë subjekt e simpatizojnë apo dicka e ngjashme. Duhet të jetë dikush që përfaqëson unitetin i përballon sfidat. Presidenti është noter. Cdo vendim që ai merr është i marrë nga ndonjë institucion dhe ai e nënshkruan ose e kthen për ndonjë përmirësim”, ka thënë ai.

    Ndryshe më herët deputeti i zgjedhur nga PDK ka konfirmuar se partia të cilës ai i takon dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.

    “Vjosën e kom pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë ka qëndrime të kundërta”, ka thënë Haliti.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore e...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore e...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Vip14 Nëntor 2024
    Diskutimi për dashurinë ndaj prindërve ka vazhduar edhe më tej brenda shtëpisë së Big  Brother VIP Kosova. Ka qenë Vullneti ai që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Diana dhe Arioni janë treguar romantikë gjatë ditës së sotme. Madje situata mes tyre duket sikur u nxeh për një moment, transmeton...
    Sport14 Nëntor 2024
    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën. Futbollisti i Parmës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.