×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti për formimin e Qeverisë: Topin tani e ka Albini…

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile.

    Abdixhiku në Rubikon tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtër e pastaj të shkohet në zgjedhje prapë.

    Ai mohoi kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje por la të hapur mundësinë për bisedime me partitë opozitare.

    Në lidhje me deklaratat e Abdixhikut ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, transmeton Periskopi.

    Haliti tha se kryetarët e subjekteve politike, duke iu referuar deklaratave të Abdixhikut, nuk shprehin mendim personal por qëndrimin e partisë.

    “Secili politikan e qytetarë i Kosovës e ka të garantuar me Kushtetutë e ligj lirinë e shprehjes. Kryetarët e partive kur flasin nuk shprehin mendimin personal por qëndrimin e partisë, pasi këtë qëndrim ta kenë marrë brenda strukturave të partisë përkatëse” deklaroi Haliti.

    Ai tha se qeveri afatshkurter ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo por se kjo varet nga koalicioni që arrin me bë qeverinë.Haliti tha se tani ‘topin e ka Albini’ por se a mundet apo jo me e bë Qeverinë varet nga numrat në Kuvend.

    “Shpresoj që kryetarët e partive politike dhe grupet parlamentare gjatë legjistratures në ardhje do e miratojnë “Ligjin për Partitë Politike”. Qeveri afatshkurter ose afatgjatë mund të mbështes ose jo kushdo, por kjo varet nga koalicioni që arrin me bë Qeverinë. Tani topin e ka Albini, mundet me bë qeverinë apo jo varet nga numrat në Parlament” tha Haliti

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Qeveri, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer. Siç njofton ZKM...
    Kronika14 Mars 2025
    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Domorovc – Hodonovc të komunës së Ranillugut. Për pasojë, e vdekur ka mbetur...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë vullnet...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-kandidati i VV-së për deputet, Xhavit Drenori, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka bërë me dije se...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjenerali komandues i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue ka vizituar ushtarët dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindore në Kampin...
    Lajme14 Mars 2025
    Historiani Azdren Shala e ka quajtur madhështore vizitën dhe qëndrimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë ditës së enjte. Madje, ai e quan...
    Lajme14 Mars 2025
    Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi, tha se tek Lidhja Demokratike e Kosovës është krijuar një iluzion se koalicioni me...
    Lajme14 Mars 2025
    Emisari evropian për dialog, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën javën që vjen, merret vesh nga burimet diplomatike në Bruksel. Do jetë...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Zëdhënësi i Dhomave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.