×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Mos anëtarësimi i Kosovës në KiE, Kurti po çon ujë në “mullirin e Serbisë”

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti , njëherë anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, për FrontOnline e ka vlerësuar të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion, kërkesë kjo e bashkësisë ndërkombëtare para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Haliti, konsideron se Kosova duhet të ecë nga ‘’rrjedhja e ujit’’ dhe jo dike tjetër dhe se qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së dhe partnerëve të tjerë, janë veprime që dërgojnë ‘’ujë në mullirin e Serbisë’’.

    ”Mendoj se ne duhet të ecim nga rrjedhja e ujit dhe jo dike tjetër, andaj qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së, për mua janë ujë në mullirin e Serbisë dhe janë të rrezikshme dhe janë të dyshimta. Kështu ai (Albin Kurti) mundet të mendoj në kokën e vetë’’ thotë ai.

    Tutje ai thotë se për të fituar përkrahjen e ndërkombëtareve kanë bërë shumë mund dhe sakrifice dhe tash po del një kryeministër në kundërshtim të të gjitha opsioneve ndërkombëtare.

     ‘’Ne që kemi qenë në proces dhe i kemi bërë argat këtij vendi dhe me mund kemi arritur të fitojmë mbështetjen ndërkombëtare dhe ta fusim bashkësinë ndërkombëtare në mbështjetjen tonë, ti bindim ata dhe tash një kryeministër del në kundërshtim në të gjitha opsionet e mundshme që i jep përendimi, kjo shkon në apetitet e tij personal’’ thekson Haliti.

    Deputeti Haliti shton se ky është gabim shumë i rëndë për Kosovën dhe po i jep hapësirë Serbisë kundër Kosovës.

    ‘’Ky do të ishte një gabim tepër i rëndë, në të cilin po e futë Kosovën dhe po i gjen rrugë dhe hapësirë Serbisë kundër Kosovës dhe planet të cilat po ashtu i ka edhe Rusia për me e destabilizua Ballkanin. Ne nuk po e fusim Kosovën në KiE por Këshilli i Ministrave vendos a e fut a jo Kosovën në KiE, prandaj detyrat e Qeverisë dhe detyrat e Albinit janë me i përmbushë gjitha kushtet që i ka dhënë KiE dhe Bashkimi Evropian’’ përfundon Haliti për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.