×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti flet për mundësinë dhe kushtet që PDK të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti!

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, po vazhdon me deklarime se partia në të cilën ai gjendet, duhet të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti.

    Në një bisedë për Gazeta Blic, Haliti thotë se sipas mendimit të tij personal të dhënë edhe para disa kohësh, ai mendon që PDK duhet të bëhet pjesë e qeverisë.Por, shprehet se nuk e din se a do të ndodhë një gjë e tillë apo jo, për shkak që siç thotë ai, një vendim i tillë merret në organet e partisë.

    “Unë vetëm opinionin tim e kam dhënë për atë punë, që është mirë me hy ne koalicion por me marrëveshje. Por, nuk e di a ka marrëveshje a nuk ka, u shpreh Haliti.

    Tutje, Xhavit Haliti shprehet se në diskutimet brenda PDK-së, është edhe ajo e çështjes së koalicionit, duke shtuar se në fund vendimi mbetet i organeve partiake.“Ne si parti diskutojmë çdo herë për këtë çështje – bëjmë analiza brenda partisë. Për të mbetur në koalicion edhe mos me hy në koalicion dhe me të gjitha çështjet të cilat tani përballemi, kjo nuk do të thotë që ne nuk guxojmë të bëjmë analiza brenda partisë”, ka përfunduar Haliti.

    Pas propozim-aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë shtuar zërat që partia e këtij të fundit, të bëhet pjesë e qeverisë aktuale.Kjo pasi që, përveç temës së Gjykatës Speciale, nëse kjo e fundit ngrit aktakuzë ndaj Thaçit, atëherë vendi duhet të bëhet me president të ri.

    E zgjedhjen e presidentit të ri, nuk mund ta bëjë vetëm koalicioni qeverisës, për arsye të mungesës së votave.Njëra nga partitë opozitare, qoftë Lëvizja Vetëvendosje apo PDK, duhet ta mundësojnë koorumin e nevojshëm në Kuvend, në mënyrë që të mundësohet votimi i presidentit të ri.Partia e Albin Kurtit, është shprehur publikisht që në asnjë formë nuk do e mundësojnë një gjë të tillë dhe e vetmja zgjidhje për ta mbeten zgjedhjet e parakohshme.

    Teksa, zyrtarë tjerë të PDK-së, janë shprehur se nuk deklarohen për një gjë të tillë, përderisa Kosova vazhdon ta ketë ende presidentin funksional.Në anën tjetër, mandati i presidentit Thaçi skadon në marsin e vitit të ardhshëm.
    E ambicie për ta zëvendësuar atë ka shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.Por, që kandidaturën e tij, deri më tani, nuk e ka përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët janë në koalicion qeveritar.Ndërsa, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ditë më parë në “Debat Plus”, u shpreh se pa PDK-në nuk mund të zgjidhet presidenti i ri, teksa theksoi se ky post më shumë i takon partisë së Kadri Veselit, se sa Ramush Haradinajt.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sonte po mban një tubim në qytetin e Pejës. Tubimi tashmë ka filluar dhe kjo është bërë e ditur nga...
    Lajme13 Janar 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjekët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçe, e cila është gjetur sot në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.