×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Duhet ta dëgjojmë SHBA-në, marrëveshjet e nënshkruara janë obligative

    Xheneta Kosumi
    09 Qershor 2023

    Gjatë vizitës në Kosovë ditë më parë i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.

    Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime, ndoshta edhe sanksione të tjera.

    Rezistenca e Kurtit, dhe mospërfillja e tij ndaj kërkesave të SHBA-së, sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, po thotë se është në dëm të Kosovës.

    “Çdo rezistencë ndaj qëndrimit të Qeverisë me SHBA-në, aleatëve të tyre është në kundërshtim me gjithçka që mund të ndodhë mirë në Kosovë”, thotë ai për Front Online.

    Haliti thotë se duhet të veprohet vetëm në interes të vendit.

    Ai thotë se marrëveshjet e nënshkruara edhe nga qeveritë e mëparshme janë obligative

    “Prandaj, unë e kuptoj qëndrimin, sepse kam kaluar në këtë fazë edhe vet, por duhet me bisedu me ndjek mendimin, dhe me qenë të gatshëm me vepru në interes të vendit që do të thotë, interesi i vendit dhe obligimet e Kosovës në këtë rast, janë që marrëveshjet e nënshkruara edhe nga qeveritë e mëparshme janë obligative”, deklaroi ai për Front Online.

     

    Deputeti i PDK-së: Marrëveshjet nuk janë lojëra fjalësh, i kemi obligim

     

    Deputeti Xhavit Haliti në një prononcim për Front Online thotë se marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel e Ohër nuk janë lojë fjalësh.

    Haliti kërkon që Kosova t’i përmbahet obligimeve.

    “Ata po kërkojnë formimin e Asociacionit shpejt, sepse e kemi marrë përsipër që ta formojmë Asociacionin si Kosovë. E kemi marr përsipër në Bruksel, e kemi marr në Ohër, tani këto marrëveshje janë qëndrime të shtetit, nuk është kjo lojë fjalësh. Prandaj qëndrimi i ndërkombëtarëve është shumë i ditur edhe ne duhet me e mbajtë qëndrimin që e kemi marr obligimin”, deklaroi ai për Front Online.

    Haliti thotë se Kurti duhet të jetë i arsyeshëm dhe të zbatojë marrëveshjet.

    “Uroj që mos të ketë sanksione tjera, dhe uroj që Qeveria respektivisht kryeministri që është në negociata të jetë i arsyeshëm dhe të zbatojë në përpikëri marrëveshje që janë nënshkruar”, u shpreh Haliti.

     

     

    Xhavit Haliti: Kosova t’i riparojë marrëdhëniet me SHBA-në

     

    Se ka krisje mes raporteve Kosovë – SHBA, nuk e mohon as deputeti Xhavit Haliti.

    Ai për Front Online thotë që shteti i Kosovës të përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet me SHBA-në.

    “Krisje ka, por unë shpresoj që institucionet e Kosovës të marrin vendimet e duhura dhe do të përpiqem që t’i riparojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së”, tha ai për Front Online.

    Më 26 maj tensionet në veri të Kosovës filluan kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale me ndihmën e policisë.

    Pas kësaj, Kosova gjatë këtyre ditëve ka marr kritika të ashpra nga SHBA dhe BE për shkak të tensionimit të situatës në veri që u përshkallëzua deri në plagosje, dhunë e sulme.

    SHBA-ja dhe BE-ja së fundi dolën me tri kërkesa për Kosovën, shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

     

     

     

     

     

     

     

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Kosova sërish është nën...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia...
    Lajme02 Tetor 2023
    Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni theksoi se në fillim numri i armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës numërohej në gishta, por siç...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing të T7, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë...
    Lajme02 Tetor 2023
    Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që...
    Bota/Rajoni02 Tetor 2023
    Forcat ukrainase kanë arritur që me dronët kamikaz, të godasin rëndë veturat dhe pozicionet mbrojtëse të ushtrisë ruse në afërsi të Soledarit....
    Lajme02 Tetor 2023
    Drejtoresha e Klinikës Plastike ,Violeta Zatriqi, ka njoftuar të gjitha gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit mund të rikonstruktojnë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.