Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës Alban Zogaj dhe asambelistin Amir Simnica u mirëpritën nga imami i xhamisë “Kadërie”, hoxhë Baki Imeri.
Kjo vizitë u realizua me rastin e fillimit të punimeve për të kyçur në rrjetin e ngrohjes xhaminë “Kadërie” në “Lagjen e muhaxherëve”.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për nevojat e banorëve, duke përfshirë edhe objektet fetare, që kanë rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve.
Ekipet tona, po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor. Ky objekt fetar brenda pak ditësh do të fillojë të furnizohet me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!