Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali këtë verë.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Xhaka po kërkohet nga AS Roma dhe disa klube gjermane, dhe do të jetë një garë e hapur për t’i siguruar shërbimet e tij.
Sipas tij, Xhakën e dëshiron në ekip edhe trajneri portugez Jose Mourinho.
Xhaka është titullar në skuadrën londineze që nga transferimi i tij në Londër, madje ishte edhe kapiten por problemet me tifozët kanë bërë që e ardhmja e tij të jetë në dyshim.
Ai ishte transferuar së bashku me Shkodran Mustafin në vitin 2016 në Arsenal.