×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka merr përkrahje pas “lëshimit” të emocioneve dje

    FrontOnline
    06 Shtator 2024

    Ndeshja e së enjtes mes Danimarkës dhe Zvicrës shkoi shumë keq për helvetikët. Në Kopenhagë, Zvicra pësoi 2:0 në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Zvicra e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë. Me kartonë të kuq u përjashtuan Nico Elvedi, në minutën e 52-të dhe kapiteni Granit Xhaka në minutën e 87-të. Xhaka humbi qetësinë në fund. Ndërhyrja e tij e dytë dukej që ishte e qëllimshme dhe është kritikuar për këtë.

    Ai do t’i mungojë Zvicrës tani në ndeshje ndaj Spanjës, kampiones evropiane, të dielën në Bernë.
    Për Xhakën ka folur edhe ish-bashkëlojtari i tij te Zvicra, Valon Behrami.

    Behrami tani është kolumnist i rregullt për gazetën zvicerane “20 Minuten”.

    “Më pas ndodhi ajo që ndodhi. Ekipi dhe Granit Xhaka humbën nervat. Unë e kuptoj atë ndoshta më mirë se shumë të tjerët. Unë isha i vrullshëm po ashtu. Është shumë vështirë të qëndrosh i qetë në ato momente. Sidomos kur keni ndjenjën që loja po shkon kundër jush, jo vetëm për shkak të kundërshtarit, por edhe për faktorë të jashtëm si referët”, ka shkruar Behrami.

    Te Zvicra kanë pasur ankesa të shumta në referim, por po ashtu në korrektësinë e lojtarëve të Danimarkës.

    “Graniti ka shfaqur maturi të jashtëzakonshme në muajt dhe vitet e fundit, si te përfaqësuesja ashtu edhe te Leverkuseni. Jam befasuar që ai humbi kontrollin në atë moment, edhe për shkak se kisha ndjenjën që ai e ka kaluar këtë fazë. Por, edhe liderët më të mirë kanë momente kur gjërat nuk shkojnë perfekt. Futbolli është test i vazhdueshëm dhe Graniti po ashtu do të mësojë nga kjo”, ka vazhduar Behrami.

    Xhaka ka pranuar gabimin, por ka thënë se ishte i qetë në vitet e fundit.

    “Mendoj se përfundimisht jam qetësuar në vitet e fundit. Por, kur diçka është e padrejtë, jam shumë emocional”, ka thënë Xhaka.

    Ai është ankuar në mungesë respekti nga lojtarë danezë.

    “Në futboll fjala respekt është shumë e rëndësishme. Por ajo që kanë shfaqur danezët sot nuk ka të bëjë me respektin. Është e turpshme që duhet të flasim për respektin në vitin 2024”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës, i nominuar së fundi për “Topin e Artë”.

    Në pjesën e parë një lojtar i Danimarkës mbeti i shtrirë në fushë dhe lojtarët e Zvicrës e dërguan topin në aut. Por, nuk u veprua njëjtë nga danezët kur një lojtar i Zvicrës ishte i shtrirë në fushë në pjesën e dytë. Madje nga ai aksion u shënua goli i parë.

    Gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, ka shkruar se shpërthimi i Xhakës nuk është “kthim në ditët e dikurshme”, kur mesfushori shpesh humbte kontrollin. Ai është shquar për qetësinë në vitet e fundit, sidomos pas transferimit te Bayer Leverkuseni. “Blick” ka vlerësuar faktin që Xhaka mori përgjegjësinë dhe që i ka kërkuar falje ekipit.

    “Pjesë e rolit të kapitenit është të kontrollojë nervat. Por, kjo detyrë kërkon edhe pranimin e gabimeve dhe marrjen e përgjegjësisë për veprime. Xhaka e ka bërë këtë menjëherë dhe tani udhëton me ekipin në Gjenevë me gjithë suspendimin. Ai dëshiron të mbështesë bashkëlojtarët ndaj kampiones së Evropës. Graniti i vjetër? Jo, nuk e kemi parë këtë të enjten. Do të dëshironim që ai në të ardhmen të inspironte sërish në vend se të polarizonte opinionin”, shkruan gazeta e madhe zvicerane.

    Ndërkohë mbrojtësi danez, Joachim Andersen, ka fyer Xhakën në një deklaratë për mediat e vendit të tij pas ndeshjes.

    Nga Rubrika
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Sport14 Janar 2025
    Lazio e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Arijon Ibrahimoviq. Ai iu bashkua skuadrës italiane në formë huazimi nga Bayern Munchen. Njoftimi...
    Sport13 Janar 2025
    Granit Xhaka, futbollisti me rrënjë nga Kosova, është nderuar për të tretën herë radhazi me çmimin “Futbollisti më i mirë në Zvicër”....
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës u ka kërkuar ndihmë qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit, e zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar....
    Lajme14 Janar 2025
    Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore. Kryetari i...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji...
    Vip14 Janar 2025
    Leo dhe Xheneta janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Leo u shpreh se i ka kërkuar fjale Xhenetës për disa fjalë që i...
    Vip14 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën duke mos u kursyer nga ofendimet. Sara është nervozuar me sjelljet e Xhenetës karshi...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.