Anëtari i Kryesisë së LDK-së Xhafer Tahiri ka folur për rënien e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tahiri në DPT te Fidani në T7 tha se humbja e LDK-së në këto zgjedhje nuk duhet të merret si tragjike.
Sipas tij më tragjike do të ishte nëse LDK-ja nuk do të arrijë të kthehet në vendin ku ka qenë në skenën politike.
Ai shtoi se po të mos ishte ky rezultat i dobët i LDK-së, atëherë nuk do të kishte ndryshim kaq të madh në LDK.