Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pakënaqësi të mëdha me lidershipin e AAK-së dhe pritet që shumë shpejtë ta zyrtarizojë daljen nga partia e Ramush Haradinajt.
Sipas burimeve të portalit “Front Online”, Gashi po e shqyrton mundësinë që të dal si kandidat i pavarur për zgjedhjet e reja lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në nivel vendi.
Megjithatë, të njëjtat burime, konfirmojnë se Gashi gjatë javëve të fundit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilat i kanë ofruar mundësinë që t’i bashkëngjitet partisë së Albin Kurtit, në mënyrë që kjo e fundit ta nominojë si kandidat për kryetar të ri të Komunës së Obiliqit.
Portali “Front Online” gjatë ditës ka bërë përpjekje të vazhdueshme ta marrë edhe një përgjigje nëpërmjet telefonit nga Gashi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
/Front Online/