Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi apo i njohur si Xeni ka njoftuar publikun për një pauzë.
Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të pauzojë dhe si rrjedhojë i ka anuluar të gjitha aktivitetet që ka pasur.
Këngëtari është shprehur mirënjohës dhe ka falenderuar të gjithë dashamirësit e muzikë së tij ndër vite.
Kjo pauzë vjen pasi këngëtari ka pasur një intervenim kirurgjitk dhe në bazë të konsultimeve të mjekut të tij, ka marrë vendimin e anulimit të aktiviteteve muzikore.
‘Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem t’i përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite’, shkruhet në postimin e këngëtarit.