Drejtori i FBI-së, Christopher A. Wray, u tha punonjësve të byrosë të mërkurën se synonte të jepte dorëheqjen përpara se të fillonte administrata Trump, duke iu përkulur realitetit që presidenti i zgjedhur Donald J. Trump kishte deklaruar publikisht dëshirën e tij për ta zëvendësuar atë, raporton New York Times, transmeton Klan Kosova.
Wray e bëri zbulimin teksa iu drejtua punonjësve të mërkurën pasdite me vërejtje se pozita e ngarkuar politikisht në FBI tani përballet me një president të ardhshëm i cili përbuz hapur agjencinë.