Aktori amerikan, Will Smith, ka zbuluar se kolegu i tij e kishte pështyrë në fytyrë në filmin e tij më të ri, edhe pse një gjë e tillë nuk kishte qenë në skenar.
“Në njërën prej ditëve të para në sheshxhirim, është një skenë me njëri prej aktorëve i cil imë afrohet te fytyra dhe më thotë: ‘Qenke i ftohtë, apo jo’ dhe pastaj ai improvizon… (dhe Smith e imition gjestin e pështyrjes)”, ka thënë ai në Red Table Takeover ku po bashkëbisedonte me fëmijët e tij, Trye, Jaden dhe Ëilloë.
“Secili aktor në këtë sheshxhirim po i merrte gjërat vërtet, vërtet seriozisht”.
Filmi “Emancipimi” në të cilën Smithi e luan rolin e Peterit, bën fjalë për një skllav në ikje në Amerikën e shekullit nëntëmbëdhjetë.