Aktori Will Smith i kërkon falje komedianit Chris Rock pasi e qëlloi me shpullë në mes të skenës, në një mbrëmje prestigjioze si ajo e çmimeve “Oscar”. Ai e quajti atë veprim, një sjellje të pafalshme dhe të papranueshme nga ana e tij.
“Dua të të kërkoj falje publikisht Chris” shkroi Smith në një deklaratë.
“Dola nga linjat dhe bëra gabim”, shtoi tutje ai.
Kërkim falja erdhi pasi Akademia e Çmimeve “Oscar”, reagoi ashpër për ceremoninë e të dielës dhe tha se po rishikon ngjarjen, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e tërheqjes së statujës së artë për aktorin 53-vjeçar, i cili u shpall aktori më i mirë mashkull për rolin e tij në filmin King Richard.
“Dhuna është shkatërruese, në të gjitha format e saj”, tha Smith derisa pohon se shakatë në emër të tij janë pjesë e punës, por kur shakatë bëhen për shëndetin e gruas së tij të sëmurë, kjo ishte shumë për t”u duruar dhe më pas reagoi emocionalisht.
Will Smith shpreson që përmes kësaj kërkim faljes publike të mund të shpëtojnë karrierën e vlerësimimit të aktorit dhe marrëdhënien e tij me Akademinë.
Përpos gjithçkaje, skena e shuplakës ishte momenti për të cilin foli e gjithë bota, pas ceremonisë së 94 të çmimeve “Oscar”.