Ferrari SF90 Stradale i prodhuar në fabrikë ka një total prej 1000 kuaj fuqi, me fuqinë e tij që kombinon një motor 4.0-litërsh twin-turbo V8, tre motorë elektrikë dhe bateri 7.9 kWh.
Duket se kjo nuk është e mjaftueshme për disa pronarë mjaft të pasur të këtij modeli, kështu që Wheelsandmore ka përgatitur versionin e tij të përmirësuar, i cili tani ka 1118 kuaj fuqi.
Gjithashtu, shpejtësia maksimale është rritur në 350 km/h. Përveç kësaj, Wheelsandmore për Ferrari SF90 Stradale gjithashtu ofron një përzgjedhje të gjerë të rrotave të reja, në 20 dhe 21 inç (në disa ngjyra të ndryshme)./FrontOnline/