Crossover-i sportiv i Audi-t RS Q8 në versionin standard të fabrikës ka një motor V8 4.0-litërsh me turbo të dyfishtë me një sistem hibrid të butë 48V që ka 441 kW/600 kf dhe 800 Nm çift rrotullues.
Wheelsandmore gjerman ofroi disa paketa për RS Q8, dhe njëra prej tyre përfshin 835 kf dhe 1100 Nm çift rrotullues. Lajmi i shkurtër nuk përmend përshpejtimin deri në 100 km/h, por zbulon se shpejtësia maksimale tani është 333 km/h.
Gjithashtu, Wheelsandmore ofron një grup rrotash aliazh 24 inç (goma 295/30 dhe 355/25), si dhe pezullim dhe transmision të modifikuar, sistem shkarkimi Akrapovic dhe frena më të forta për këtë crossover./FrontOnline/