WhatsApp ka bërë gati një opsion të ri për zhdukjen e mesazheve.
Çdo pajisje celulare mjaton të bëjë përditësimin që prej ditës së sotme dhe kështu do të lejohet që mesazhet të fshihen automatikisht 7 ditë pasi janë dërguar.
Ndryshe nga disa konkurrentë, siç është aplikacioni i sigurt i mesazheve Signal, WhatsApp, i cili është në pronësi të “Facebook”, vendosi të mos ofronte fleksibilitet për përdoruesit. Nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar kohëzgjatjen e ruajtjes së mesazheve. Përveç tekstit, opsioni i ri fshin edhe imazhet dhe videot e dërguara, transmeton Lajmi.net.
Ndërkohë, zëdhënësi i WhatsApp është shprehur: “Ne po fillojmë me 7 ditë, sepse mendojmë se ofron qetësi shpirtërore të dish që bisedat nuk janë të përhershme, ndërkohë që njëkohësisht jemi edhe praktikë, pasi ti nuk harron se çfarë ke shkruar, ose për çfarë po bisedonit. Lista e blerjeve ose adresa e një dyqani do të jenë aty për disa ditë, aq sa ju do të keni nevojë dhe më pas do të zhduken”.