West Bromi e ka befasuar Chelsean duke i shkaktuar humbje befasuese në elitën e futbollit anglez.
Në “Stamford Bridge”, Chelsea ishte nikoqir i skuadrës që u inkuadrua sivjet në Premierligë, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar sot i takoi “Të Kaltërve” me rezultat bindës, 2:5.
Dy golat e Pereiras (’45+2,’45+4), dy golat e Robinsonit (’63,’90+1) dhe goli i Diagnes (’68) ia dhuruan fitoren West Bromit.
Kurse, pvr Chelsean shënuan Christian Pulisic (’27) dhe Mason Mount (’71).
Chelsea luajti në këtë ndeshje pa një lojtar prej minutës së 29-të pas përjashtimit me të kuq nga Thiago Silva.
Ndryshe, pas 30 javësh, Chelsea mbetet në vendin e katërt në tabelë me 51 pikë, kurse WBA në vendin e 19-të me 21 sosh./FrontOnline/