Werder është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra nga Bremeni ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Regensburgut, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti nga minuta e parë deri në të 73-tën, për t’u zëvendësuar më pas.
E për kaq minuta sa ishte në fushë, sulmuesi vushtrrias u vlerësua me notën 6.6 nga sajti “SofaScore”.
Më të dalluarit në fushë për mysafirët ishte portieri, Pavlenka dhe dy mbrojtësit e krahut, Firedl dhe Moisander që morën notat 7.8.
Werder Bremeni në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë, pasi do të ketë përballë Leipzigun.