Werder Bremen dhe Leipzig sonte (e premte) takohen në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Werder Bremen do këtë përparësinë e vendasit, por Leipzig vlerësohet si skuadër favorite për të kaluar në finale.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, pritet të luajë nga fillimi sonte.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në “Weserstadion” të Bremenit.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet nesër mes Borussia Dortmundit dhe Holstein Kiel.