Milot Rashica e ka shënuar një gol në humbjen e sotme të Werder Bremenit nga Borussia Monchengladbachu.
Sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në humbjen 2:4 nga skuadra prej Monchengladbachut, shkruan FrontOnline.
Pasi pranoi një top të bukur, Rashica e la të shtangur portierin Yann Sommer.
Golin e sotëm, Rashica e shënoi në minutën e 80-të të ndeshjes.
Kjo humbje e dërgon Werder Bremenin në Bundesliga 2 për herë të parë prej vitit 1979.
Ndryshe, gjasat janë të mëdha që Rashica e zhvilloi sot ndeshjen e fundit me fanellën e Werder Bremenit./FrontOnline/
https://streamable.com/lt8jj1