Analisti gjerman në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin Bodo Weber thotë se Gjermania si shtet kyç në BE përmes kancelares Angela Merkel duhet të dalë publikisht dhe ta përsëris atë që e ka thënë presidenti Biden në letrën e tij për Kosovën e Serbinë se marrëveshja finale mes dy shteteve duhet të ketë brenda njohjen reciproke.
Njohësi i çështjeve politike të Ballkanit u shpreh se ShBA’ja duhet të përfshihet direkt në dialogun Kosovë-Serbi, nëse jo direkt në tryezën e bisedimeve diku përreth saj.
Bodo Weber, poashtu u shpreh se Lajçak nuk duhet të shfaq asnjë hartë sepse sipas tij nuk ekziston mundësia që diplomati sllovak ta paraqes pozicionin e BE’së ndaj Kosovës në një hartë.
Eksperti gjerman pwr express tutje thotë se Lajçaku nuk do të zëvendësohet por do t’i vazhdohet mandati nga ana e BE’së si Emisar Special edhe pse sipas Weber’it Lajçaku ka bërë disa deklarata dëmtuese si ajo e ndryshimeve kushtetuese pa e saktësuar se çfarë nënkuptonte./Front Online/