-->
×
  • Sport
  • Sport

    Walker: “Nuk do të doja të isha portier në San Siro – ja si u shndërrova në mbrojtës krahu”

    FrontOnline
    28 Janar 2025

    Kyle Walker, mbrojtësi i ri i Milanit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit pas prezantimit të tij në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

    Mbrojtësi anglez iu bashkua klubit italian në formë huazimi nga Manchester City deri në fund të këtij sezoni me opsionin për ta bërë kalimin të përhershëm.

    “Jam lindur më 28 maj, pra në të njëjtën ditë që Milani fitoi Ligën e Kampionëve në Manchester. Shpresoj se do të kemi edhe finale të tjera dhe do të shkruajmë përsëri histori”, ka thënë fillimisht Walker.

    “Ishte një eksperiencë ndryshe. Zgjedhja ishte mes meje dhe Stones. Unë dhe ai gjithmonë bënim shaka me portierët që nuk mund të ndalonin topat. Në fund, trajneri më zgjodhi mua. A do ta bëja sërish? Me shumë gjasa jo. Ishte e vështirë, por skuadra kishte nevojë për mua në atë moment për të arritur objektivin në Ligën e Kampionëve, dhe ia dola mbanë në atë goditje dënimi”.

     

    “Ishte një trajner i Sheffield që më shndërroi në mbrojtës krahu. Nuk luaja shumë si sulmues qendror, isha i shpejtë por i vogël, ndaj kundërshtarët më shtynin lehtësisht. Kur mbrojtësi ynë i djathtë u lëndua, trajneri më pyeti nëse mund të luaja atje. Luajta, shkoi mirë dhe dy muaj më vonë isha në ekipin e parë. Pra, ishte një rastësi. Më pëlqeu të luaja në atë pozicion, ishte një sfidë që më pëlqeu dhe e shfrytëzova për të provuar veten”.

    “Jam shumë i lumtur që mbaj këtë fanellë dhe që luaj për këtë klub. Shpresoj që të mbyllim sezonin me sukses. Në  Ligën e Kampionëve po shkojmë mirë, ndërsa në kampionat të gjithë e dimë që mund të bëjmë më shumë. Dua të ndaj përvojën time me lojtarët më të rinj dhe t’i motivoj ata që të luajnë me pasion. Ky është mesazhi që duhet të përcjellim, sepse tifozët e meritojnë. Ne duhet të ofrojmë emocione dhe të tregojmë se po luftojmë për çdo ndeshje për të arritur qëllimet tona”, ka shtuar më tej Walker.

    Walker e përfundoi intervistën duke theksuar rëndësinë e përmirësimit kolektiv dhe si kjo përvojë mund t’i ndihmojë Milanit në rrugëtimin e tij këtë sezon dhe për pritjen e mirë që ia bëri Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që tregoi se çfarë do t’i sjell ekipit anglezi. /Telegrafi/

     

     

    Nga Rubrika
    Sport04 Shkurt 2025
    Milani dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e Joao Felix, i cili do të bashkohet me kuqezinjtë.   Puna e agjentit...
    Sport03 Shkurt 2025
    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka paralajmëruar se të martën pritet vendimi që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të...
    Sport03 Shkurt 2025
    Mërgim Vojvoda, mbrojtësi dardan ka nënshkruar një kontratë me Como 1907, e cila do të zgjasë deri në vitin 2028. Ky transferim...
    Të tjera
    Lajme03 Shkurt 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi gazetarët po pengohen ta kryejnë punën e tyre gjatë...
    Vip03 Shkurt 2025
    Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ Luiz Ejlli ka folur për thyerjen e rekordeve që I...
    Sport03 Shkurt 2025
    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka paralajmëruar se të martën pritet vendimi që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump tha se dëshiron të sigurojë akses në furnizimin e Ukrainës me minerale të rralla të tokës në këmbim të...
    Lajme03 Shkurt 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.  Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Ish-presidenti francez: “Nëse Trump vendos taksa, ashtu duhet t’i vendosë edhe BE-ja. Ai respekton vetëm marrëdhëniet e pushtetit. Meloni, ashtu si Macron,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.