Thashethemet për ringjalljen e një Volkswagen Beetle për epokën elektrike kanë qarkulluar në interenet prej vitesh.
Prodhuesi i automjeteve me bazë në Wolfsburg ndërpreu prodhimin e Beetle në vitin 2019 dhe nuk ka pasur një pasardhës të drejtpërdrejt deri më tani.
Me sa duket, një Beetle elektrik nuk është aktualisht në shqyrtim dhe kjo duket të jetë një pyetje thjesht marketingu.
Duke folur për Autocar, CEO i Volkswagen, Thomas Schafer konfirmoi se Beetle nuk është në plan për t’u rikthyer. Jo sepse Volkswagen nuk ka burimet e zhvillimit, paratë ose kohën për ta ndërtuar atë, por sepse nuk ka shumë kuptim nga pikëpamja e marketingut. Kur u pyet nëse Beetle mund të rikthehej për epokën moderne, Schafer tha:
“Nuk ma merr mendja, sepse janë disa automjete që e kanë pasur kohën e tyre. Nuk do të kishte kuptim ta ktheja atë. Nuk do të thosha me 100 për qind [siguri]. Por se si mendoj tani, nuk do ta konsideroja. Është njësoj si modeli Scirocco: kishte ditën e vet, më pas u shfaq një model i ri i bazuar në një ri-interpretim. Për ta bërë këtë përsëri? Nuk mendoj kështu. Dhe duke shkuar përpara me balancimin e të gjitha këtyre teknologjive dhe kostoja që lidhet me të, ju duhet të investoni para në vendin më të mirë të mundshëm”, tha ai./FrontOnline/