Shitjeve të makinave të Volkswagen me djegie të brendshme po u vjen fundi në Norvegji.
Importuesi norvegjez i Volkswagen VW Moller Mobility Group ka konfirmuar planin për të përfunduar çdo porosi për automjetet me djegie të brendshme në vend deri në dhjetor të vitit 2023, transmeton FrontOnline.
Pas kësaj, marka do të shesë vetëm modelet e saj elektrike.
Nuk është çudi që Norvegjia po prinë në botë në adoptimin e EV-ve.
Veturat elektrike atje tashmë përbëjnë më shumë se 20 për qind të të gjitha automjeteve të pasagjerëve në vend dhe pothuajse 84 për qind të automjeteve të reja të shitura. Duke numëruar hibridet plug-in, shifra rritet në 90 për qind, sipas Federatës Norvegjeze të Rrugëve.
Qeveria norvegjeze planifikon gjithashtu të ndalojë të gjitha automjetet me djegie të brendshme nga viti 2025 e tutje, vendi më i hershëm që do ta bëjë këtë, kështu që Volkswagen po i mposht ato me një vit./FrontOnline/