Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka reaguar sërish në lidhje me veturat e MPB-së, ku këta të fundit përmes një komunikate për medie kanë thënë se veturat u janë dhënë për shfrytëzim KQZ-së, njofton GazetaBlic. Sipas VV-së, veturat nuk bartin logo të KQZ-së, që sipas tyre ato paraqesin keqpërdorim dhe presion mbi votuesit.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me reagimin e Kryetarës së KQZ-së, znj. Valdete Daka
Si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi reaguar për keqpërdorimet me veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ndërkohë, znj. Daka tha se ato janë marrë në shfrytëzim nga KQZ dhe se në to është logoja e KQZ-së. Kjo është tërësisht e pavërtetë.Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procezit zgjedhor. Pra, për aq kohë sa këto vetura janë me logo të MPB-së, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! konsiderohen presion mbi votuesit. Kjo është tërësisht e papranueshme./FrontOnline/