Lëvizja Vetëvendosje thotë se secila votë për këtë parti do jetë e vlefshme.
Në faqen zyrtare të Vetëvendosjes thuhet se prej numrit 1, Albin Kurtit e deri në fund do të numërohet secila votë.
Nga kjo parti kërkohet që vetëm mos të votohen mbi pesë numra.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë
Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!