Arlind Manxhuka, zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, ka demantuar lajmin për afishet që u shfaqen në Prizren në gjuhën arabe ku kërkohej të votohej VV-ja.
Manxhuka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ato nuk janë bërë nga partia e tyre.
“Demantim. Afishet e shperndara ne Prizren nuk jane bere nga VV e as anetare te saj”, ka shkruar Manxhuka.
“Të nderuar bashkëqytetar,ju përkrahës të VV-së, që as vetë nuk e dini, pse keni vendosur ta përkrahni kët sekt, shiqoni ku arrine injoranca e tyre, as ju e as ne nuk e dijmë ku eshte qellimi i këtyre njerezve qe nuk ja duan te miren vendit tone, ka ardhur momenti qe edhe organizatat e dyshimta qe nuk e dijme se me qfare misioni jan ne Kosove, e qe thiren ne emer te fese Islame, shperndajne afishe te tilla, shum te rrezikshme per vendon tone!”.
“Nese per kete veprim ka dijeni edhe BIK-u, ateher eshte turp dhe duhet te mbaje pergjegjesi per nje veprim te tille! Amani ju kofte, vendosni deri sa te vie dita e votimimit , mos e perkrahni ate qe sja do te miren atdheut!!”, ka shkruar Nysret Durmishi në Facebook.