Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas përplasjeve të fundit në seancën e sotme të Kuvendit, ndërkohë që ka akuzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Driton Selmanajn për temën e të pagjeturve.
Në një reagim në Facebook, VV ka deklaruar se kjo temë nuk është diskutuar fare në negociate me Serbinë.“Çështja e të pagjeturve lëre që nuk është trajtuar fare në negociata me Serbinë, por ajo po tentohet tash të na bëhet si temë e hargjuar përkundër faktit që për gjithë këto vite të pasluftës familjarët presin për fatin e edhe 1643 njerëzve”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Për zv. Kryeministrin Selmanaj tema e të pagjeturve është konsumuar
Deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komisionin për të “Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione” e patën ftuar zv. kryeministrin Selmanaj për të raportuar në lidhje me çështjen e të pagjeturve. Kjo kërkesë ishte refuzuar duke thënë se kjo temë është “konsumuar”, “ezauruar” dhe nuk është më “oportune” të flitet për të më shumë nga ajo që është folur në debatin parlamentar, anipse aty nuk është dhënë asnjë shpjegim nga z. Hoti.
Selmanaj fliste e flet për të pagjeturit me një gjuhë biznesi sikur të ishte duke folur për mallra e jo për njerëz.
Çështja e të pagjeturve lëre që nuk është trajtuar fare në negociata me Serbinë, por ajo po tentohet tash të na bëhet si temë e hargjuar përkundër faktit që për gjithë këto vite të pasluftës familjarët presin për fatin e edhe 1643 njerëzve.