Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike.
Sipas Raportit të Progresit specifikohet se Bashkimi Evropian, e kërkon krijimin e Asociacionit pa vonesa: Drafti përputhet me Kushtetutën si dhe për të përfituar milionat e BE-së, Kosova e ka kusht zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut.
E ky raport nga opozita po konsiderohet si raporti më i keq i publikuar ndonjëherë.
Ndërkaq për pozitën, po vlerësohet si raport tendencioz dhe në shpërputhje me parimet demokratike.
Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, thotë se nuk mund të lëshohet në vlerësime, por që e konsideron si raport tendencioz.
‘’Pa e analizuar Raportin nuk mund te lëshohem ne vlerësime’’ thotë ai.
Për të kushtetutshmërinë e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.
‘’Por ne parim kushtetutshmërinë e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër. Ky vlerësim, nëse është i siç e përshkruani ju, është tendencioz dhe ne shpërputhje të plotë me parimet demokratike’’ thotë ai.