×
  • Lajme
  • Lajme

    VV optimiste për numërimin edhe të 1806 fletëvotimeve nga diaspora

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Mos procedimi i 1806 fletëvotimeve nga diaspora për numërim dhe refuzimi i ankesës në PZAP, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje sërish t’i drejtohet Gjykatës Supreme.

    Partia fituese e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, po kërkon që këto fletëvotime të njihen si të vlefshme, teksa Supremja thotë se brenda 72 orëve pritet të marrë vendim për këtë çështje.

    Anëtarja e LVV-së në KQZ,  Nazlie Bala tha për KosovaPress se asnjë institucion nuk mundet që t’i mohojë të drejtën e votës së qytetarëve, ndërsa shprehu bindjen e saj se ky institucion gjyqësor do të marrë vendim të drejtë.

    Në rastin e kundërt, Bala thotë se do të zvarritë procesin zgjedhor, ku nuk e mohon mundësinë që certifikimi i zgjedhjeve të shtyhet deri në  dhjetor.

    “Vendimi të cilin Paneli Zgjedhor e solli, ishte në kundërshti dhe antikushtetues sa i përket njohjes së të drejtës së votës nga ana e qytetarit. Sërish, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë  në Gjykatën Supreme duke u thirr çdo herë në të drejtën kushtetuese, për të njohur dhe pranuar këto pako që kanë mbërri në faksin postal të KQZ-së. E kundërta e kësaj, është një tentim për zvarritjen të shpalljes së rezultateve dhe certifikimit të rezultateve të procesit zgjedhor të 6 tetorit.. Ata qytetarë të cilët i kanë dërguar 1806 pako fletëvotime kanë të drejta kushtetuese të tyre. Absolutisht, asnjë institucion, asnjë ligj nuk mundet t’ua mohojë të drejtën për të votuar. Vendimi i Gjykatës Supreme ka qenë vendim për njohjen e të drejtës së votimit. Prandaj çdo akt tjetër në kundërshtim me vendimin e  Gjykatës Supreme është shkelje flagrante e të drejtëve të njeriut”, tha Bala.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se do të zbatojnë çdo vendim që sjell Gjykata Supreme, teksa nuk ka mund të japë një datë konkrete se kur mund të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor, pasi kjo varet nga mundësia e ankesave tjera të partive politike dhe kandidatëve për deputetë.

    “Nuk më takon mua që të flas me afatet kohore me ditën e saktë se kur mund të shpallim rezultatin përfundimtar. Pasi ne e dimë që aktualisht një subjekt politik këtë rast, Vetëvendosje ka ankimuar çështjen, pas PZAP-së në Gjykatën Supreme. Ne duhet të presim vendimin e këtij institucioni për të parë dhe proceduar pastaj në zbatim të atij vendimi, çfarëdo qoftë ai. Pastaj pasi të përmbyllim gjitha këto çështje, për të marrë ato konfirmime që thashë më herët dhe për të bërë shpalljen e rezultatit përfundimtar. Pastaj dihet edhe afatet tjera që kanë të bëjnë me ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve në PZAP, pastaj në Gjykatën Supreme, pastaj që të certifikojmë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Elezi.

    Një ditë më parë Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 fletëvotimeve nga mërgata./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, vëllai i saj,...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Sport14 Korrik 2025
    Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.