Gjykata Supreme ka konstatuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
“Përfundimi i PZAP-së për këtë çështje sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme është i drejtë, përveç të tjerave edhe nga faktin se procesi i zëvendësimit të kandidatëve nuk mund të përsëritet. Procesi i zëvendësimit të kandidatëve nuk mund të përsëritet sepse subjektet politike në procesin e përsëritur të kandidatëve mund të propozojnë kandidat të cilët kanë pengesa për të kandiduar dhe në këtë mënyrë pastaj procedura e ankesave mund të zgjatet duke vë në pikëpyetje mundësin e mbylljes së procesit të certifikimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.