×
  • Lajme
  • Lajme

    VV kërkon publikimin e listës me votuesit e refuzuar jashtë vendit, kundërshton KQZ-ja

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të publikohet lista e votuesve jashtë vendit e që u është refuzuar aplikimi për votim.

    Përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë që publikimi i kësaj liste do të ishte në vendim i drejtë i KQZ’së.

    “Është kërkuar që të publikohet lista e personave të refuzuar dhe që janë pranuar që kanë të drejtë me e dërgu votën. Këto lista duhet të përputhen sepse me gjasë ka njerëz që nuk e dinë dhe nuk e shohin veten në listën e atyre që kanë aplikuar suksesshëm dhe janë konfirmuar. Kjo është një problem dhe kishte me qenë e drejtë që të publikohet përfundimisht lista përfundimtare e personave të refuzuar”, ka thënë Kurteshi.

    Më tutje ai ka kërkuar edhe që data 13 shkurti të jetë data deri kur do të pranohen votat me postë.

    “Data 13 shkurtë të jetë datë deri kur pranohet posta me fletëvotime nga jashtë.  Sepse ajo nuk e dëmton në asnjë mënyrë votën që hidhet me 14shkurt në Kosovë”, ka thënë ai.

    Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, i ka thënë Kurteshi se publikimi i kësaj liste nuk është bërë asnjëherë dhe rrjedhimisht sipas tij nuk do të publikohet as tani.

    “Sipas procedurave kjo listë nuk është publikuar asnjëherë. Të gjithë ata që nuk e gjejnë veten në listën e aplikuesve të suksesshëm jashtë vendit janë në listën e refuzimeve”, ka thënë Ahmetaj

    Pas kësaj përgjigje të Ahmetaj, ka reaguar përfaqësuesi tjetër i VV’së në KQZ, Alim Rama. Ai e ka quajtur këtë qasje të KQZ’së, jo transparente.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Gjykata Supreme ka konfirmuar se Albin Kurti dhe ministrat kanë...
    Lajme15 Korrik 2025
    Vazhdimi i qëndrimit edhe më tutje në zyra qeveritare nga Albin Kurti dhe nëntë deputetë të Vetëvendosjes edhe pas vendimit të Gjykatës...
    Lajme15 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    “Shkelës recidivistë të Kushtetutës dhe ligjeve”. Kështu i cilësoi Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, Albin Kurtit dhe nënën “ministrat” e tij deputetë,...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit në bllok. Këtë kërkesë, Meloni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka konstatuar se ushtrimi...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas vendimit të fundit të Gjykatës...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke thënë se ministri në detyrë Hekuran Murati ka vepruar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.