Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mund të japë një emër të kryekuvendarit pa u arritur një koalicion.
“Kur jemi te Qeveria, është e pamundur pa u themeluar një koalicion që e krijon mazhorancën”, ka thënë Konjufca në konferencë për media.
“Prandaj të gjitha pozicionet, unë do ta kisha futur këtu edhe pozicioni ne kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i nënshtrohet këtij principi”.
“Kjo është me siguri arsyeja se pse ende nuk e kemi një emër të qartë sa i përket kryetarit të Ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.