×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja nis fuqishëm fushatën e “punësimit të familjarëve” para zgjedhjeve

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Nepotizmin, fjalët në fushata të kësaj partie ishin se “kushërinjtë janë për dasma, jo për ministri”.

    Hiç më larg se të martën, Qeveria Kurti emëroi drejtori Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është vëllai i deputetes së “Lëvizjes Vetëvendosje”, Shqipe Metaj.

    Front Online ditë më parë kishte raportuar se si Ministria e Punëve të Brendshme po tentonte ta vendos në këtë pozitë vëllain e deputetes së VV-së, përmes konkursit.

    Lekaj: Familjarët e zyrtarëve të VV-së “nga dasmat u punësuan në Ministri”

    Deputeti i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Pal Lekaj ka deklaruar se premtimet e Qeverisë Kurti në fushata ishin për vota.

    Lekaj tha për “Front Online” se pushteti aktual po e bënë të kundërtën e premtimeve.

    “Punësimi i vëllait të deputetes së VV është rast ironik duke marrë parasysh premtimet e tyre të forta kur ishin në opozitë, ku thoshin se “Kushërinjtë janë për dasma, jo për Ministri.” Tani duket qartë se këto fjalë ishin thjesht për të fituar vota, ndërsa në pushtet po bëjnë të kundërtën”, thotë Lekaj.

    Lekaj thotë se përdorja e procesit në prokurim për t’i shpërblyer të afërmit me pozita, tregon dështimin e Qeverisë.

    “Kjo tregon një dështim moral dhe etik të Qeverisë, që po përdor procesin e rekrutimit dhe emërimeve nëpër institucione për t’i shpërblyer të afërmit e figurave të partisë. Kjo nuk është asgjë më shumë se një formë e qartë e nepotizmit dhe klientelizmit”, thotë Lekaj.

    Shatri: “Vetëvendosja” me përralla parazgjedhore mashtroi votuesit

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar pushtetin aktual se ka shkelur premtimin për mos punësimin e familjarëve në institucione.

    Shatri thotë për “Front Online” se me këtë premtim “Vetëvendosja” ka bërë humor për ta fituar pushtetin.

    Tutje, Shatri tha se votuesit pushteti aktual janë të zhgënjyer.

    “Nepotizmi nuk është i mirë për shoqërinë. Me premtimin që s’kanë me i punësuar familjarët kanë bërë humor për me marr pushtetin tani me i ndërruar fjalët. Ato kanë qenë përralla parazgjedhore, ju ka ardh dita le të shfrytëzojnë. Votuesit janë të zhgënjyer me këtë qeveri se këta kanë bërë ndryshime për të keq”, u shpreh Shatri.

    Shala i PSD-së: VV-ja u jep vlerë aferave korruptive dhe i interpreton si meritokraci

    Anëtari i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala, ka folur për “Front Online” lidhur me punësimet familjare gjatë qeverisjes Kurti.

    Shala ka deklaruar se VV ndryshe nga partitë e tjera iu jep vlerë aferave korruptive.

    Sipas Shalës, pushteti aktual po e legjitimon edhe korrupsionin.

    “Nga qeveritë e kaluara këta nuk dallojnë në qasje, por janë më totalitar dhe korrupsion do të shohim më shumë. Dallimi është se qeveritë tjera janë munduar ta fshehin, ndërsa partia në pushtet edhe aferave korruptive iu japin vlerë duke na i interpretuar si meritokraci e atyre që përfitojnë nga nepotizmi. Me fjalë tjera kjo qeveri po e legjitimon edhe korrupsionin”, deklaroi Shala.

    Përndryshe, mediet në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për punësimet e familjarëve të zyrtarëve të lartë të VV-së nëpër institucionet qendrore dhe lokale. Përderisa rastet e tilla janë shpeshtuar muajtë e fundit, në fund të mandatit 4-vjeçar të Qeverisë “Kurti” dhe në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Bota është një kaos total pas sulmit të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit dhe përgjigjes së këtij të fundit në të gjitha...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se ditën e sotme, në ambientet e jashtme të ambasadës së...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Për shkak të një ndryshimi të orarit, kancelari gjerman do të bëhet udhëheqësi i parë që takohet me Donald Trump që kur...
    Lajme03 Mars 2026
    Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka...
    Lajme03 Mars 2026
    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se bisedimet midis Brukselit dhe Malit të Zi për anëtarësimin e këtij vendi në...
    Lajme03 Mars 2026
    Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit. Ai ka bërë me dije se procedurat...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.