×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja kërkon të shtyhet zgjedhja e anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka dyshime të bazuara se njëri prej katër kandidatëve që synojnë të zënë dy vendet në Bordin për Ankesa të Mediave nuk i ka kualifikimet e duhura ligjore për këtë pozitë.Për këtë arsye, partia e Albin Kurtit ka kërkuar që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit.

    Por kundërshtimi i partive tjera parlamentare dhe mungesa e deputetëve në sallën plenare ka bërë që ata të shkojnë në pauzë deri në orën 15:00.

    Pavarësisht kësaj, deputeti i LVV-së, Agon Batusha kërkoi që edhe një herë komisioni ad-hoc për përzgjedhjet e dy anëtarëve të këtij bordi të rishqyrtojë listën e kandidatëve.“Ne kërkojmë që pika 5 e rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e dy anëtarëve për Bordin e Ankesave të Mediave të shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.Arsyetimi është që t’i bartet komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e ankesave të mediave. Ne kemi dyshime të arsyeshme që njëri prej kandidatëve që iu ka propozuar seancën për votim nuk i plotëson kriteret ligjore për përvojën e punës”, tha ai.

    Me t’u kthyer deputetët në sallën plenare pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë ky mocion procedural i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.