×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja kërkon të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë rezoluta për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri i është drejtuar me një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të Shqipërisë dhe partive politike, që ta mbështesin dhe miratojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

    LVV-ja dega në Shqipëri i është drejtuar me kërkesë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetëve të Kuvendit, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kryetares së PS-së për Integrim, Monika Kryemadhi, kryetarit të Partisë së Drejtësisë, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dhe Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.

    “Më 16 maj 2019, në prag të 20 vjetorit të luftës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë” (teksti i plotë i Rezolutës i është bashkëngjitur kësaj kërkese). Ndër të tjera, teksti i Rezolutës thekson se “Gjatë luftës së Kosovës, forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra… Janë gjetur varreza masive në Serbi. Shteti serb vazhdon të fshehë të vërtetën edhe për mbi 1600 persona të zhdukur. U shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore, shkolla, xhami dhe kisha katolike”.

    Ndër të tjera, Rezoluta i referohet edhe Kartës së OKB-së, Konventës së Gjenevës, Konventës së Parandalimit dhe Dënimit të Krimit të Gjenocidit, raporteve dhe rezolutave të Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me synimin për të njohur zyrtarisht e për të dënuar gjenocidin e Serbisë – një krim kundër shqiptarëve dhe njerëzimit”, thuhet në kërkesën e VV-së. Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës i hap rrugën krijimit të një gjykate për të hetuar e dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë, si dhe për ta ngritur këtë çështje në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare. Republika e Shqipërisë ka detyrimin moral, historik, politik, kombëtar dhe kushtetues që ta mbështesë Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përmes miratimit të një rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që i referohet dhe përdor si bazë tekstin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Miratimi i kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë do të ishte hapi i domosdoshëm institucional drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje, duke ditur se Kosova nuk është ende anëtare me të drejta të plota në shumë prej organizatave ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku tashmë është anëtarësuar Shqipëria”.

    LVV-ja e Shqipërisë ka thënë se e ka shtruar kërkesën për miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë edhe më herët. Madje më 15 janar të këtij viti në një konferencë për media kishte kërkuar zyrtarisht miratimin e së njëjtës rezolutë.

    “Jemi besimplotë se veprimi Juaj i shpejtë për mbështetjen dhe miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë, do të mirëpritej jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, por edhe nga aleatët ndërkombëtarë që dhanë kontributin e tyre jetik dhe të gjithanshëm për çlirimin e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit të Serbisë. Data 15 janar 2021 duhet të na gjejë të bashkuar, duke shpallur e shënuar zyrtarisht në Shqipëri, ashtu si në Kosovë, “Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë”. Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj, për ta mbështetur publikisht dhe institucionalisht këtë iniciativë”, thuhet në kërkesën e LVV-së. /Lajmi.net/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.