×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja kërkon që të pezullohet për 3 muaj dhënia e licencave për hidrocentralet, PDK nuk pajtohet

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që të pezullohet dhënia e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve. Deputeti i VV-së, në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ka kërkuar që deri në përfundim të punës të pezullohet dhënia e lejeve për kompanitë.

    “Është e rëndësishme për mbarëvajtje të punës që ne si komision të marrim vendim ku i kërkohet institucioneve relevante dhe ministrive përkatëse që ta pezullojnë përkohësisht dhënien e lejeve dhe licencave deri sa ne të dalim me një raport përfundimtar. Kjo na ndihmon që të mos ngutemi dhe të marrim vendime të shpejta për shkak të presionit të kohës”, ka thënë ai.

    Me këtë nuk është pajtuar deputeti I PDK-së Bajrush Xhemaili. Ai tha se nuk ka nevojë për pezullim të dhënieve të lejeve.

    “Për me i ndërpre është problem sepse mund t’u shkaktojmë dëme edhe bizneseve që janë krejt në rregull, besoj nuk ka nevojë për pezullim. Por jam për atë që t’i hetojmë e intervistojmë rastet ku është më e ngutshme. Sepse megjithatë nuk janë pak tre muaj për kompanitë që janë në rregull”, ka thënë Xhemaili.

    Në këtë komision është duke u shqyrtuar Draft-Plani i Veprimit. Puna e këtij komisioni do të mbaroj pas tre muajve dhe do të veprojë në tri faza; faza e hetimeve, faza e vlerësimit të hetimeve dhe faza e përgatitjes së raportit përfundimtar.

    Kryetarja e Komisionit, Eliza Hoxha, ka prezantuar një listë të personave dhe institucioneve që sipas saj duhet të intervistohen. Ndër ta janë ZRRE-ja, ish-ministrat e ambientit, drejtorët e departamenteve për ujëra, pellgje e agjencione të ngjashme. Si dhe Hoxha ka thënë se për intervistim duhet të ftohen edhe kryetarë dhe ish kryetarë të disa Komunave por edhe kompanitë investuese.

    Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që intervistimi të fillojë me Qeverinë aktuale për të kuptuar nëse do t’i vazhdohet leja e përkohshme kompanisë KELKOS.

    “Unë kisha dashur që si pjesë të hetimit e intervistimit të fillojmë me Qeverinë aktuale sepse kemi të bëjmë me kompaninë KELKOS së cilës në mesin e këtij muaji i skadon licenca ambientale dhe ne duhet ta dimë si do të veprojë Qeveria dhe të dimë cilat janë planet e tyre për detyrimet që Kelkosi nuk i ka plotësuar”, ka deklaruar ai.

    Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se intervistimet duhet të nisin nga ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ish-ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila pasi që, siç thotë ajo, gjatë udhëheqjes së tyre ka lulëzuar ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një tjetër termet është regjistruar në Kosovë, rreth orës 20:33. Ky është termeti i 3-të brenda 24 orëve. Dridhjet e tokës u...
    Lajme06 Janar 2025
    I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi...
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shfryer mllefin e tij edhe ndaj Rovenës. Ndër tjera ai është ndjerë edhe fajtor, duke e akuzuar Rovenën se ka...
    Sport06 Janar 2025
    Sulmuesi holandez Donyell Malen është shumë pranë transferimit te klubi i Premier League, Aston Villa. Sipas burimeve të besueshme nga "Voetbal International", lojtari...
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqizimi i gruas është parakusht për një Kosovë fituese. Në...
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.