×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e para: Sa shpenzuan partitë politike gjatë vitit 2024 dhe sa në fushatë?

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financare të partive politike për vitin 2024.

    Megjithatë, këto raporte janë ende të paaudituara, ato mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime të tjera gjatë procesit.

    Bazuar në të dhënat aktuale, del se Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar më së shumti gjatë vitit 2024, dhe gjithashtu për fushatë.

    Për paga dhe kompensime, VV-ja e Kurtit ka paguar rreth 816 mijë euro. Për shpenzime të transportit, 135 mijë. Për reklama e konferenca, ka pasur shpenzime 318 mijë euro.

    Për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, VV-ja ka deklaruar të shpenzuara 163 mijë euro. Përderisa, shuma totale e shpenzimeve në vitin 2024 nga partia në pushtet ka qenë rreth 1 milion e 800 mijë euro.

    E dyta për shpenzime në vitin 2024, është Partia Demokratike e Kosovës.

    PDK-ja për paga e kompensime ka paguar afër 600 mijë euro. Për transport, 27 mijë euro, kurse për reklama e konferenca 109 mijë euro të tjera.

    Shpenzimet e fushatës për PDK-në kanës shkuar në 59 mijë euro. Kurse, totali i shpenzimeve të Partisë Demokratike të Kosovës në vitin 2024, ka qenë 938 mijë euro.

    Pas PDK-së, për shpenzime të cilat janë të paaudituara, renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    AAK-ja ka deklaruar se për paga dhe kompensime kanë shpenzuar 221 mijë euro, për transport 3 mijë, kurse për reklama dhe konferenca 22 mijë euro.

    Për fushatë, AAK-ja ka deklaruar veç 4 mijë euro, kurse te kategoria shpenzime të ndryshme, kanë deklaruar 568 mijë euro.

    Në total, në vitin 2024, AAK-ja ka shpenzuar 907 mijë euro.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në komplet vitin 2024, sipas deklarimit në KQZ, ka shpenzuar 594 mijë euro.

    Prej tyre, 351 mijë kanë qenë për paga dhe kompensime. 23 mijë për shpenzime të ransportit, dhe 66 mijë për reklama e konferenca.

    Në fushatë, LDK-ja ka deklaruar shpenzime 50 mijë euro.

    Këto statistika janë publikuar në faqen e KQZ-së.

    “Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit””, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare, megjithatë pas ankesave në PZAP është shtyrë procesi i certifikimit.

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë duke kërkuar rivotim në diasporë.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.