Lëvizja Vetëvendosje ka hapur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, kësaj here mënyra e hapjes së kësaj fushate është bërë në mënyrë të veçantë.
E, kjo për shkak të mos përhapjes së Covid-19, shkruan FrontOnline.
Në pjesën e stadiumit të “Fadil Vokrrit”, ku po mbajnë fjalim Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë tubuar qytetarë të shumtë, por duke qëndruar brenda veturave për tu mbrojtur nga përhapja e Covid-19.
Por, janë parë të tillë që kanë dalë edhe jashtë veturave.
Albin Kurti, ka thënë se si shtet e si komb jemi në një situatë jo të mirë.
Kurse Vjosa Osmani ka thënë se betimi e zotimi ynë publik është për ta shndërruar përkushtimin në vepër./FrontOnline/