Ka nisur seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht po diskutohet në pikat jashtë rendit të ditës, ku fillimisht folën deputetët e VV-së, në lidhje me aktakuzat dhe veprimet e Speciales.
Nga VV përmenden përballjen e Rexhep Selimit në këtë gjykatë, mirëpo nuk përmenden emrat e komandantëve të tjerë që po përballen me drejtësinë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët.
E këtë ua rikujtoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“Për dallim nga VV, unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e komandant Cali”, thaLekaj.
“Kushdo që mundohet të paragjykojë se cka ndodhi në atë kohë: Kam vetëm një pyetje, se si duhet të silleshim ne? A duhet të ngritnim krye të mbronim pragun e shtëpisë. A duhet të luftonim apo të prisnim që Beogradi me makinerinë ushtarake të na çonte në humnerë. Le të dalë kushdo qoftë, me çfarëdo nacionaliteti e të na tregojë se si duhet të vepronim”, shtoi Lekaj.