Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një aksion para komunës së Pejës ku e ka rrethuar me shirita objektin e komunës.
Në këtë mënyrë nga LVV-ja kanë thënë se e kanë shpallur këtë komunë zonë të kontaminuar nga korrupsioni.
Kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin të njejtët e kanë quajtur kokë të lidhjes së korrupsionit.
“Sot, gjindemi para objektit komunal të qytetit të Pejës, vend ky i cili gjatë këtyre dy mandateve ka shërbyer si strehë ku bëhen pazare nga zyrtaret komunal, e ku keqpërdoret paraja publike! Të gjithë jemi të vetëdijshem rreth ngjarjeve qe kane ndodhur se fundmi ne komunën tonë, andaj ne sot nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Vendimi i gjykatës së Pejës ku shpalli fajtor shefin e kabinetit dhe zyrës se kryetarit të Komunës së Pejës, e poashtu edhe disa zyrtareve të tjerë, tregon me se miri realitetin mbi qeverisjen skandaloze të kryetarit në ikje, Gazmend Muhaxherit”.
“Ne si Lëvizje VETEVENDOSJE!, në vazhdimësi kemi reaguar për keqpërdorimet e Gazmend Muhaxherit dhe tashme edhe Gjykata po e vërteton këtë. Është koha qe qytetaret e Pejës ta njohin mire njeriun qe i ka udhëhequr gjatë 8 viteve të fundit, e i cili fshihet pas gjitha këtyre skandaleve. Regjisor i ketij teatri të komplikuar të korrupsionit, keqpërdorimit, punësimeve partiake dhe nepotike është Gazmend Muhaxheri. Sot, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kërkojme nga Gazmend Muhaxheri të barte përgjegjësi të plotë për këto ndodhi, e për shumë të tjera qe janë në proces gjyqësor”, thuhet në këtë komunikatë.
“Qytetaret e Pejës e kanë dhënë mesazhin e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari, i cili e cilësonte veten si të paprekshem, dita-ditës po shpërfaqet. Qyteti i Pejës nuk është prone as e Gazmend Muhaxherit e poashtu e asnjë individi tjetër! Qytetaret e Pejës e meritojne me të mirën, andaj kjo qeverisje do të marr fund ne zgjedhjet lokale të këtij viti, bashkë me kryetarin i cili është i zhytur në korrupsion, nepotizem, privatizim të pronave publike dhe abuzim të parasë publike! Komuna e Pejës ka nevojë për ndryshim, andaj referendumi po afro”, ka thënë Vetëvendosje./Front Online/