Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në këto qaste për të ndjekur drejtpërdrejtë paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale të deputetit, Rexhep Selimi.
Ata kanë shpërndarë një fotografi, ku shihen deputetët duke e shikuar në televizor Selimin.
“Ai, ishte 10-shi në luftë, sepse veprimet kundër forcave te armatosura nuk mund të vlerësohen më pak se ky numër”, kanë shkruar sipër fotos.
Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.