Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.
Pika e parë në rend të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.
Deputeti Demal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se projektligji në fjalë nuk do ta ketë përkrahjen e VV-së, pasi sipas tij, ky projektligj i trajton njëjtë shtetasit rus me ata amerikanë.
Gjithashtu edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do ta votojë projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj.
Sipas tij, projektligji në fjalë përmban shumë paqartësi.