×
  • Sport
  • Sport

    Vushtrrisë i takon finalja e dytë, titulli i kampionit vendoset në Istog

    FrontOnline
    12 Maj 2021

    Ndeshja dramatike ka nxjerrë Vushtrrinë fituese, të martën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”. Vushtrria e Istogu kanë luajtur një ndeshje të fortë e interesante, ndërsa në fund kanë festuar vendaset që fituan me një gol dallim, 24:23.

    Lorena Matarova shënoi penallti në fund për t’ia siguruar Vushtrrisë fitoren në ndeshjen e dytë të finales së plejofit. Istogu e kishte fituar ndeshjen e parë dhe tani rezultati është 1:1. Titulli do të vendoset në ndeshjen e tretë që luhet në Istog në fundjavë, përcjell FrontOnline.

    Për Istogun ishte humbja e parë pas 25 fitoreve rresht në kampionat. Istogaset kishin fituar të gjitha sfidat me Vushtrrinë, por lojtaret e Arben Parduzit u mobilizuan maksimalisht për ndeshjen e së martës.

    Në përgjithësi u zhvillua lojë e fortë dhe shumë e luftuar, por lojtaret sërish kanë treguar korrektësi që i ka karakterizuar këtë kampionat.

    Ndeshjen më mirë e nisën lojtaret e trajnerit Faruk Shala. Istogu ishte vazhdimisht në epërsi, ndërsa vendaset vetëm barazonin. 11:10 ishte epërsia e parë e Vushtrrisë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 15:14 për Istogun. Në pjesën e dytë mbrojtjet ishin dukshëm më të forta dhe prapë luhej për secilin gol. Rezultati ishte i barabartë deri në fund, para se Matarova të vendoste sfidën.

    Burneta Rama me 6 dhe Matarova e Donita Kasumi me nga 5 gola ishin më efikaset te Vushtrria. Me disa pritje fitoren e ndihmoi edhe portierja Njomza Kelmendi, ndërsa të gjitha lojtaret, të udhëhequra nga Shqipe Tahiri, ishin pa kompromis.

    Esma Muratoviq shënoi 8 gola për Istogun, kurse 5 i kishte Natalia Milatoviq. Pranvera Ferataj, Tina Hetemi e Suzana Ujkiq kishin nga 3 gola, ndërsa pritje të rëndësishme bëri Aurora Shehdadi.

    Edhe ndeshja e tretë dhe vendimtare për titull pritet të jetë e fortë dhe dramatike./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Ligës Profesioniste të Rumanisë, kosovarët i ka quajtur “njerëz të egër”. Ky deklarim i tij vjen pas ndërprerjes së ndeshjes...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Ligës Profesioniste të Rumanisë, kosovarët i ka quajtur “njerëz të egër”. Ky deklarim i tij vjen pas ndërprerjes së ndeshjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e tre personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.