Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Vushtrri.
Sipas policisë, një shtetase e huaja e ka goditur një veturë tjetër.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Vushtrri 10.06.2024, 15:45. Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e huaj derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.